Gjendet një armë zjarri në Dhërmi

0

Policia bën me dije se po  punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën. Ndërsa arma është dërguar në laborator për të mësuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

Në Dhërmi është gjetur një armë zjarri. Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit në zonë.

Policia bën me dije se po  punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën. Ndërsa arma është dërguar në laborator për të mësuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit të zonës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën,”– thuhet në njoftimin e uniformave blu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu