Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë 65-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen. Siç njofton policia shtetasi P.P ishte duke punuar kur ka rënë lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu