Operacioni në Shkodër, ministri Çuçi: Pa kompromis përballë krimit

0

Çuçi shprehet se operacioni është dëshmi e punës profesionale e Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga Policia e Shkodrës. Çuçi shprehet se operacioni është dëshmi e punës profesionale e Policisë së Shtetit. Ai shkuan se operacione të tilla nuk bëjnë asnjë kompromis përballë krimit.

“Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt. Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.”, ka deklaruar Çuçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu