I plagosuri ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 Janari”,
42-vjeçar me iniciale E. H., ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet i paidentifikuar në Vlorë. I plagosuri ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa, autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.