Nisi periudha e zjarreve, helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare e kalojnë verën ne servis

0

Helikopterë nuk ka, pasi për të dytën verë janë në servis.

Periudha e zjarreve ka nisur! Sot, për të dytën herë brenda disa ditëve ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët, por punonjësit e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po i shuajnë flakët me degë peme. Njësoj si vitin e shkuar, duket se Ministria e Mbrojtjes me në krye Niko Peleshin është gjendur e papërgatitur për përballjen me flakët.

Helikopterë nuk ka, pasi për të dytën verë janë në servis. Të dy helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare ndodhen në servis, njësoj si verën e kaluar. Verën e kaluar vendin tonë e ndihmuan helikopterët e marrë me qira dhe ato të ardhur nga vendet e tjera. Bilanci ishte mjaft i rëndë e madje kishte edhe viktima.

Dosja.al raportoi vitin e kaluar se dy janë mjetet fluturuese të vëna në dispozicion të ministrisë për të luftuar me flakët në këto kohë, por në fakt u vu vetëm njëri në punë.

Kjo për shkak se helikopteri tjetër është në pushim pasi ka më shumë se tre vite që nuk është kolauduar. Për ta bërë këtë proces, helikopteri duhet të shkojë në Bullgari dhe Ministria e nuk e ka çuar asnjëherë atje, duke e nxjerrë helikopterin jashtë funksionit. Si do të veprohet këtë vit?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu