FOTO/ “Audi” del nga rruga dhe përfundon në Lanë

0

Mjeti i dytë, pas aksidentit me urban.

Një makinë e llojit “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anësoret që të çojnë drejt lumit Lana. Fotoja tregon se mjeti i aksidentuar është rrethuar nga efektivë policie. Nga ky aksident nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në lumin Lama brenda dy muajve. Në fund të prillit, në këtë lum ra një urban dhe një mjet tjetër, ngjarje që thuajse përfundoi në tragjedi.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu