Burri tenton të vrasë gruan në Shkozë, i vë litarin në fyt, ndërhyn policia

0

Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një 57-vjeçar me inicialet banues në Shkozë është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe ka tentuar që ta vrasë atë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në mëngjes, 57-vjeçari ka lidhur bashkëshorten me një litar rreth qafës dhe ka tentuar ta mbysë atë. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë. Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu