Akuzohet për nxjerrje të sekretit tek OFL, rikthehet për hetim dosja e Artan Shkëmbit

0

Hetimet për Shkëmbin përfunduan në korrik të vitit 2021 dhe dosja kaloi në Gjykatë, e cila e mbajti thuajse një vit në seancë paraprake.

Gjykata e Tiranës ka kthyer për hetim çështjen e ish-numrit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi. Sipas togave të zeza, çështja duhet rihetuar pas i akuzuari nuk është njoftuar sipas ligjit.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Prokuroria nga ana tjetër thotë se i ka mbaruar hetimet dhe do ta rikthejë sërish kërkesën në gjykatë. Hetimet për Shkëmbin përfunduan në korrik të vitit 2021 dhe dosja kaloi në Gjykatë, e cila e mbajti thuajse një vit në seancë paraprake.

Shkëmbi akuzohet se ka nxjerrë një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj, që ka patur në fokus një hetim pasuror për një person të skeduar nga autoritetet gjermane. Ndër të tjera, akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Sipas informacionit nga gjermanët,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Por më pas dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion” dhe tashmë ai do të hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu