Plagosi me armë zjarri 62-vjeçarin, policia i vihet pas autorit në Fushë-Krujë (EMRI)

0

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Autori Blerim Selaci ka plagosur Lufti Kupa (komshinj me njeri tjetrin)

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu