LIGA E KOMBEVE/ Barazim që nuk shijon ndaj Islandës, Shqipëria i dhuron një pikë kundërshtarit

0

Nuk nis siç pritej aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në grupin 2 të Ligës B

Nuk nis siç pritej aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në grupin 2 të Ligës B. Një barazim 1-1 ndaj Islandës nuk është se lë shije të mirë, duke nisur nga fakti se kuqezinjtë ishin pretendentë për të dal me tri pikë nga transferta e Rejkjavikut.

Një pjesë e parë që u dominua nga Shqipëria, pas shumë rasteve goli i avantazhit do të vinte në minutën e 30′ kur Taulant Seferi zhbllokoi takimin. Në pjesën e dytë, një gafë e mbrojtjes tonë solli golin e barazimit nga ana e Jon Dagur Thorsteinsson në minutën e 49-të.

Shqipëria dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi. Ekipi kombëtar tentoi deri në fund fitoren, por duhet të mjaftohet me një pikë në transfertën nordike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu