Pamje të reja nga sherri në Durrës/ Cllevio vrapon dhe mezi futet në makinë, Izeti shtrin shokun e Noizyt

0

Të tjera pamje janë publikuar nga sherri mes grupit të Noizyt dhe Cllevio Serbianos nga Lushnja. Siç shihet nga pamjet, pavarësisht se Cllevio vrapon për t’i shpëtuar grushtave të reperit, grupi i Noizyt e ndjekin derisa ai hipën në makinë.

Gjithashtu, në pamje shihet se Cllevio Serbiano është i vetëm dhe ndiqet vetëm nga Izeti, një nga miqtë e tij më të ngushtë. Ky i fundit ka arritur të godasë vetëm një prej personave që ishte në grup me Noizyn dhe më pas është goditur nga ai vetë.

Pasi Cllevio ikën, grupi i Nozyt gjen të vetëm një nga shokët e të riut nga Lushnja dhe nisin ta godasin me grushta.

Lidhur me sherrin, policia ka proceduar penalisht, Noizyn dhe babain e tij, edhe pse përmasat kanë qenë vërtet të frikshme. Gjithashtu, Cllevio ka treguar se ka goditje të forta në kokë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu