Parandalohet krimi në Vlorë, shpallet në kërkim 58-vjeçari pasi kanosi fqinjin

0

58-vjeçari me iniciale F.K pas konfliktit me 68-vjeçarin me iniciale N.Xh, është larguar duke hedhur armën tip automatik.

Një krim është parandaluar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 58-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka kanosur fqinjin e tij për motive të dobta në karbunarë. 58-vjeçari me iniciale F.K pas konfliktit me 68-vjeçarin me iniciale N.Xh, është larguar duke hedhur armën tip automatik.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë zjarri. Shpallet në kërkim 58-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Karbunarë, Selenicë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”. Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu