Gjendet një granatë në Manati të Lezhës

0

Autoritetet janë njoftuar

Një granatë e pashpërthyer është gjetur në fshatin Manati të Lezhës. Mësohet se granata është zbuluar këtë të mërkurë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës. Këta të fundit kanë njoftuar autoritetet lokale.

Pritet mbërritja e tyre për të bërë të mundur largimin e granatës nga rruga. Gjithashtu do të nisë hetimi për të zbuluar se si ka përfunduar në atë aks rrugor.