Si tentuan të vrisnin në derën e shtëpisë Marklen Hakën, plumbat i mori halla

0

Pranë të lënduarve u njoftua se do të mbërrinte edhe kryeministri Edi Rama, por në fakt zbarkuan dy automjete luksoze, me të plagosurit.

Hallë e nip, Shpresa Basha dhe Marklen Haka, u transportuan në spital, ndërkohë që Basha ndërroi jetë në duart e mjekëve në këtë spital, ndërsa nipi u tentua të vritej sërish sot. Marklen Haka dhe Shpresa Basha u shoqëruan për në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Durim Bami është personi që u dënua me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.

Ndërkohë që një tjetër personazh krahas Valter Bamit, që rezulton njohje e Marklen Hakës, në këtë histori është edhe Indrit Rraja, i cili sot nuk jeton më, por dëshmia e tij atëkohë konsiderohej kyçe për hetuesit për zbardhjen e vrasjes.

“Rreth orës 23:00 të datës 21 shtator 2019 më ka marrë ne telefon Marklen Haka dhe më ka thënë ‘hajde se vdiqa, më kanë gjuajtur para shtëpisë’. Jam nisur me makinën time dhe i kam shkuar tek shtëpia. Sapo kam ndaluar pashë Marklenin që e kishin nxjerrë të porta familjarët e tij dhe e futën në makinë. U nisëm për në Spitalin Ushtarak. Në makinë hipi edhe motra dhe nipi i tij dhe e trasportuam për në spital. Kur mbërritëm e futën me urgjencë në sallën e operacionit. Marklenin e kam shok të ngushtë dhe vjen shpesh në lokalin tim te ‘Ura e Gjolës’”.

Por 30-vjeçarit duket se i është bërë një tjetër atentat teksa kanë qenë së bashku në rrugë, ndërsa paraprakisht dyshohet se Haka e njihte autorin. Tani, aktualisht ai po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Do të jetë dëshmia e tij, ajo që pritet të zbardhë ngjarjen dhe shkakun se përse Hakën kanë dashur ta “heqin qafe” për herë të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu