Shqiptarja dhe djali i saj shisnin drogë rrugëve të Athinës, arrestohen nga policia

0

Një emigrante shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike me të birin 22 vjeçar në rrugicat e Athinës.

Policia ishte vënë prej ditësh në ndjekje të dyshes, pasi kishte informacion se nënë e bir trafikonin drogë në Athinë.

Pas disa ditësh ndjekjeje policia helene kapi në flagrancë shqiptaren 50-vjeçare dhe djalin e saj 22-vjeç që po shpërndanin kokainë në rrugët e qytetit, shkruan protothema.gr.

Gjatë operacionit, pasditen e së martës, policia ka gjetur në makinën e 50-vjeçares sasi kokaine me peshë 51.4 gram, ndërkohë mësohet se efektivët e policisë i kanë sekuestruar makinën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu