Edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare thuhet se ky vendim u mor pasi i druheshin faktit se çdo foto e Mbretëreshës dhe Lilibet e marrë nga fotografi i çiftit do të ndahej prej tyre me rrjetet televizive amerikane.
Mbretëresha Elizabet i ndaloi Harry dhe Meghan të sillnin një fotograf në Kështjellën Windsor për të kapur momentin kur Lilibet takoi stërgjyshen e saj.
Sipas The Sun, edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare thuhet se ky vendim u mor pasi i druheshin faktit se çdo foto e Mbretëreshës dhe Lilibet e marrë nga fotografi i çiftit do të ndahej prej tyre me rrjetet televizive amerikane.
Sussex-ët prezantuan vajzën e tyre Lilibet me stërgjyshen e saj për herë të parë të enjten pasdite, pas kthimit të tyre në Britani për të marrë pjesë në festimet e 70-vjetorit në fron të Mbretëreshës.
Lilibet ju vu emri në nderim të mbretëreshës pasi ishte pseudonimi i saj në fëmijëri dhe sipas disa burimeve pati shumë diskutime pasi ata nuk e pyetën atë për vendimin e tyre.
“Harry dhe Meghan donin që fotografi i tyre të kapte momentin kur Lilibet takoi Mbretëreshën, por atyre nuk ju dha ky shans. Ishte një takim privat familjar.”-tha një burim.
Princ Harry dhe Markle qëndruan të distancuar nga familja mbretërore gjatë Jubileut të Platinit dhe u lanë pa asnjë paraqitje publike përkrah Mbretëreshës, Charles, Camilla, William ose Kate.
- Ata u kthyen në Kaliforni me avion privat të dielën dhe Harry dukej më pak se i kënaqur kur u fotografua në aeroport.