Gjithçka e planifikuar, Edison Pulën e priste një makinë jashtë burgut, dy bashkëpunëtorët nuk hipën dot

0

Por aty hipi vetëm Pula, pasi dy shqiptarët e tjerë me të cilët u arratis nuk ia dolën dot.

Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Treviso të Italisë e kishte të mirëmenduar të gjithë planin e arratisjes. Mediat italiane shkruajnë se pas ecjes nëpër ara e daljes në rrugë kryesore, Pulën e priste një makinë. Por aty hipi vetëm Pula, pasi dy shqiptarët e tjerë me të cilët u arratis nuk ia dolën dot.

Ata u kthyen në qeli, pasi karabinierët i kapën. Të tre shqiptarët prenë hekurat dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga kati i tretë i burgut ku ndodheshin. Më pas nisën të vraponin në për ara për të dalë në rrugë kryesore. Efektivët që i ndiqnin pikasën bashkëpunëtorët e Pulës dhe i rikthyen në qeli.

Tashmë të gjithë autoritetet italiane janë në këmbë për kapjen e 27-vjeçarit. Edison Pula është arratisur në vitin 2016 nga komisariati i Fushë Krujës, pasi u vu në pranga për atentatin e ndpdhur ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në të njëjtin vit në Larushk të Fushë Krujës. Ai u shpëtoi nga duart efektivëve dhe arriti të ikte në Itali ku jetoi për gjashtë vitet në vijim.

Në shkurt të këtij u kap në një qendër tregtare pasi autoritetet itaiane e akuzonin për një sërë grabitjesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu