SPAK sërish në zyrën e Edvin Priftit, dyshohet si pika e kontaktit me grupin kriminal në Itali

0

Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle sërish në zyrën e kardio-kirurgut Edvin Prifti, i cili është arrestuar më parë për korrupsion. Mësohet se Prifti dyshohet të ketë qenë pikë kontakti me mjekët në Itali e me grupin kriminal që u shkatërruar sot në kuadër të një aksioni dy-palësh.

Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave.

Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu