Fatos Nano është fotografuar ku është shfaqur i veshur thjesht dhe i shoqëruar nga miku i tij.
Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano është pikasur sot në rrugët e Tiranës. Pas aludimeve se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e pas përmendjes së emrit se mund të ishte president i vendit, Nano është fotografuar nga “Panorama” te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht dhe i shoqëruar nga miku i tij.
Madje është parë duke parë për të blerë libra të përdorur në mes të rrugës. Për disa çaste, ai ka ndalur duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e titullit që donte të blinte, por nuk dihet nëse e ka gjetur.
Në këtë zonë, Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër, e pas tërheqjes nga jeta politike, u zhvendos në periferi të Tiranës.