Trupi i dekompozuar i gjetur në Ersekë dyshohet se i përket 29 vjeçarit të zhdukur prej nëntorit të vitit 2021

0

Pasditen e djeshme, në Krushovë të Ersekës është gjetur një trup i dekompozuar. Pranë trupit të dekompozuar janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa makine gjithashtu edhe xhupi që kishte veshur viktima.

Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë.

Sipas burimeve, çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.

Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjetarit ndërkohë qe edhe vetë familjarët e konfirmojnë këtë komunikim me policinë por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës.

Pesë persona të dyshuar janë shoqëruar në polici si të lidhur me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu