Bllokada e eksporteve të Rusisë, Shtëpia e Bardhë: Do bëjmë gjithçka që të nxjerrim drithërat nga Ukraina

0

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin ka ‘armatosur’ ushqimin me pushtimin e tij në Ukrainë.

Kirby tha se administrata e presidentit amerikan dhe vendet partnere po punojnë për të hequr bllokadën e porteve që po shkakton një mungesë globale të ushqimit. “Absolutisht Putin ka armatosur ushqimin dhe ne po punojmë shumë me komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në për të gjetur mënyra për të eksportuar mallrat”, tha Kirby.

Bllokada e eksporteve të Rusisë, tha Kirby, “do të ketë një ndikim global”.

“Diçka e tillë do të prekë edhe Amerikën, kjo është arsyeja pse ne po punojmë kaq shumë në përpjekjen për të gjetur rrugë alternative për të eksportuar një pjesë të atij gruri,” tha ai.

Në fillim të kësaj jave, CNN raportoi se 49 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria për shkak të luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu