Detaje të reja/ Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, pronari: Dy herë më kanë hedhur benzinë, dy herë kanë gjuajtur me armë, do marr…

0

Detaje të reja raportohen në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Durrës.

Biznesit të Shaban Agës, në zonën e Kënetës në Durrës iu është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Gjatë prononcimit për abc, Shaban Agajanë shprehur se ngjarja po përsëritet për herë të pestë e se janë të tmerruar për atë që po iu ndodh.

Shaban Aga: “U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë,  mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen.  Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje. Unë jam në shtëpinë time, në punën time, në hallin tim. Policia të bëjë punën, unë për vete s’i kam borxh askujt. Mbrëmë në shtëpi isha. Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa”

Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e autorëve të ngjarjes. Forcat blu kanë sqaruar se autor i ngjarjes dyshohet të jetë një 31-vjeçar nga Burreli pasi ka konflikte me pronarin. Bashkë me të riun, në këtë ngjarje morën pjesë edhe persona të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu