Gëzim Tushi tha se që prej debatit të parë për këtë çështje në vitin 2004, ka pasur të njëjtin qëndrim, duhen hapur shtëpitë publike.
Sociologu Gëzim Tushi u shpreh pro legalizimit të prostitucionit. Se që prej debatit të parë për këtë çështje në vitin 2004, ka pasur të njëjtin qëndrim.
“Revolucioni sekusual te ne ka filluar vonë, pas viteve 90’, te të tjerët kanë filluar që në vitet 70’, është zhvilluar goxha, por po ecën keq. Ka një përplasje të kornizave morale. Kur një çështje ka marrë rrugën e caktuar është e kotë të rezistosh,” – tha ai.
Sipas Tushit nuk janë vetëm qendrat e masazheve “fole” prostitucioni, por në mbarë Shqipërinë, hotele e motele të ndryshme ku ofrohen këto shërbime.