SHBA i del në mbrojtje Lituanisë së kërcënuar nga Rusia: Një sulm ndaj një shteti është sulm për të gjithë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën se qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj mbi bllokimin e tranzitit hekurudhor.

“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s dhe qëndrojmë pranë Lituanisë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.

“Më specifikisht ndaj angazhimit tonë të nenit pesë të NATO-s — premisa se një sulm ndaj njërit shtet anëtar do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve — ky angazhim nga ana e Shteteve të Bashkuara është i hekurt,” tha ai.

Lituania, një ish-republikë sovjetike, anëtare si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ka qenë ndër vendet më të zëshme në kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Lituania tha se do të kufizonte transitin hekurudhor të mallrave që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve nga BE-ja në Kaliningrad, një enklavë e izoluar ruse në Detin Baltik, e cila ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë.

Rusia paralajmëroi se “me siguri do t’i përgjigjet” “veprimeve armiqësore”.

Price tha se Shtetet e Bashkuara mirëpritën “masat e paprecedentë ekonomike” të marra nga Lituania dhe vendet e tjera kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Rusisë, Price tha: “Ne nuk do të spekulojmë për sulmet ruse ose kërcënimet ruse dhe as nuk duam t’i japim kohë diskutimi kësaj teme.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu