Një farmaci ka rënë pre e grabitësve në zonën e Xhamllikut në Tiranë paraditen e sotme, ku autorët nën kërcënimin e një pistolete e cila dyshohet se ka qenë lodër, kanë arritur të marrin një shumë parash nga farmacia.
Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur dhe po bën kqyrjen e kamarave të sigurise dhe po merren në pyetje dëshmitarët për të mbledhur prova që do të ccojnë në identifikimin e autorëve.
Nuk dihet ende shuma e parave që është marrë nga farmacia, ndërkohë që në zonë ndodhen disa biznese të tjera, përfshirë pika të këmbimit valutor.