Pas debatit shqiptari i ka vjedhur makinën kunatës dhe është arratisur, por pas më shumë se gjysëm ore ai është ndaluar nga policia.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 49-vjeçar shqiptar ka hyrë nga dritarja në shtëpinë e kunatës së tij ku ka debatuar ashpër me djalin e saj.
Sipas mediave vendase, pas debatit shqiptari i ka vjedhur makinën kunatës dhe është arratisur, por pas më shumë se gjysëm ore ai është ndaluar nga policia.
49-vjeçari D. G, i cili ishte me precedentë penalë, dyshohet se ka refuzuar ndër të tjera t’i nënshtrohet testeve të alkoolit dhe më pas është konstatuar edhe pa leje drejtimi pasi i është hequr. Pas mjekimit nga punonjësit e shëndetësisë, pas sherrit të mëparshëm me djalin e kunatës, ai nuk pranoi të transferohej në spital për hetime të tjera.
I akuzuari jo vetëm për vjedhje të rëndë, por edhe për shkelje të ligjit pasi kundërshtoi forcat e policisë ai është vendosur në arrest shtëpie. Ditën e djeshme kur duhej të paraqitje në hetuesi shqiptari nuk u gjet në shtëpi nga karabinierët dhe më pas u kap në fshat dhe më pas u arrestua sërish për arrati. Prokurori ka urdhëruar transferimin në burg në fund të rrugës direkte.