Mësohet se janë përplasur tre automjete, konkretisht një furgon mallrash me dy mjete të tjera.
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markatomaj. Mësohet se janë përplasur tre automjete, konkretisht një furgon mallrash me dy mjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 3 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.