Harta e re gjyqësore/ Maks Haxhia paralajmëron hartuesin: Mbaje mend çfarë kaosi do bëhet

0

TIRANË– Avokati Maks Haxhia paralajmëroi kreun e grupit të punës që ka haruar hartën gjyqësore, Maksim Qokun, se do të krijohet kaos në sistemin e drejtësisë. Kjo deklaratë u tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” në Rtv Ora. Haxhia deklaroi se situata e jashtëzakonshme që është krijuar në procesin gjyqësor nuk mund të zgjidhet në këtë formë.

REPLIKAT:

Qoku: Nuk mund të lëmë një sistem me disbalanca të theksuara midis numrit të gjyqtarëve në gjykata, numrit të çështjeve dhe ngarkesave midis rretheve gjyqësore. Kemi bërë një hartë për këtë gjë.

Haxhia: Po na sposton nga problemi.

Qyno: Të njëjtën gjë po bëni, tre gjyqtarët e Korçës po i merrni bashkë me çështjet dhe po i sillni në Tiranë, e njëjta gjë.

Qoku: Duhet  të kthejmë sistemin në funksionim duke balancuar normat e çdo gjyqtari.

Haxhia: Po e bëni se ngarkesa është e vogël apo nuk keni gjyqtarë. Nuk zgjidhet me ligj situata e jashtëzakonshme.

Qoku: Kemi shpëtuar sistemin nga kolapsi.

Beci: Mos kaloni në kolaps pas 5 vitesh si me reformën.

Haxhia: Kur do zbatohet harta.

Qoku: Mund të shkojë një vit, mund të shkojë dy vjet.

Haxhia: 1 vit? Mbaje mend çfarë kaosi do bëhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu