Akuza për terrorizëm dhe përgjime të muhaxhedinëve, shtyhet gjyqi për iranianin

0

TIRANË– Është shtyrë më 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj iranianit, Bijan Poolagrad. Ish-banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz akuzohet nga SPAK për “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Pooladrag u arrestua në tetor të vitit 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian. Poolagrad dyshohet se është anëtar një celule terroriste që planifikoi që të kryente sulme ndaj zyrtarëve të lartë të opozitës iraniane të cilët strehohen në Manëz. Iraniani ka qenë vetë banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz. Mësohet se ai bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre. Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu