Ai u gjet i ulur në rërë dhe i raskapitur pasi kishte kryer rreth 7.5 milje detare me not.
I moshuari polak i cili vuri në alarm të dy policitë në Sarandë, të Rendit dhe atë Kufitare, pasi ishte denoncuar i zhdukur në det ishte nisur për një kafe.
Sipas shoqërueses së grupit të turistëve polakë, 29-vjeçares me inicialet D.R, i moshuari Zbibniw Kaczorowski, 74-vjeç, kishte veshur një palë këmbëza noti dhe rreth orës 10.30 të paradites së të hënës u hodh në det në Ksamil duke u shprehur: “Do shkoj për një kafe në Korfuz”.
Dy Komisariatet e Sarandës u vunë në alarm dhe nisën kërkimet nga deti dhe toka. Pas disa orësh kërkimi polaku 74-vjeçar Zbibnië Kaczoroëski, u gjet i vetmuar në plazhin përballë ishullit Tongo, ose siç e quajnë ndryshe vendasit “ Ishulli i Francezit”. Ai u gjet i ulur në rërë dhe i raskapitur pasi kishte kryer rreth 7.5 milje detare me not.