Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një pako të dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, por shënjestra nuk ka hipur në makinë dhe për pasojë ka shpëtuar.
Suida Kuka, drejtoreshë pranë operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër ka qenë shënjestra e një atentati me tritol në Shkodër. Mësohet se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një pako të dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, por shënjestra nuk ka hipur në makinë dhe për pasojë ka shpëtuar.
Pasi është vënë re pakoja e dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, është lajmëruar policia dhe forcat xheniere. Pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe është zbuluar se brenda saj kishte tritol. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.