ELBASAN- Nënstacioni i energjisë elektrike në Bradadesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Flakët rrezikuan paraburgimin që ishte pranë mirëpo asgjë e tillë nuk ndodhi, pasi zjarri u shua në kohë. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve, duke bërë që situata të mos përkeqësohet.
Shkak i flakëve të zjarrit u bë transformatori që shërben për furnizimin me energji elektrike.