Arrestimet në Elbasan për “25 prillin”/ Vunë në tabela të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit

0

Janë vënë në pranga 6 persona pasi akuzohen se falsifikuan materialet zgjedhore të 25 prillit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e  votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, njofton sot policia e Elbasanit.

Nga krahasimi i rezultatit është vënë re se antarët e grupeve të numërimit kanë shënuar në tabelën përfundimtarë numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Është bënë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

•Erald Karriqi 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Ylli Kuka 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•Durim Alla 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•Erjon Dashi 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•Mili Vasku 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•Olgert Alla 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Personat e përfshirë janë komisionerë të Partisë Socialiste, Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu