Drejtori i ADISA-s është djali i Frederik Ymerit, ish-zyrtari i SHISH dyshohet se shiti sekrete tek agjenti i huaj

0

Bëhet fjalë për Lorin Ymerin, të birin e Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj që operontre në Tiranë.

Drejtori i ADISA-s është i biri i Frederik Ymerit, ish-zyrtarit të SHISH që shiti sekrete shtetërore për agjentin e huaj, nga vendet jomike. Bëhet fjalë për Lorin Ymerin, të birin e Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj që operontre në Tiranë.

Deri më tani hetimet kanë nisur dhe nga SPAK po shqyrtohet ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, dyshohet se ka bashkëpunuar me 4 ish-zyrtarë të tjerë.

Megjithatë deri më tani nuk dihet se kush është “çelësi”, Frederik Ymeri, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj, Maksim Ferra apo  ish-oficeri i policisë Gjergji Koti. Gjithë çfarë dihet është fakti që spiuni kishte kërkuar bursë studimi për të birin në këmbim të informacioneve të klasifikuara ‘sekret shtetëror’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu