Tjetërsoi tokat e lagunës së Kune Vain, bojkoti gjyqësor nxjerr kryeplakun nga qelia, asnjë avokat s’e përfaqëson

0

Gjykata ka vendosur që për shkak të moshës e problemeve shëndetësore, të zbusë masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit dhe ta lërë në ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia kryeplakun e fshatit Gryk Lumi, Pjetër Luka dhe e ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ që u vu në pranga dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”. Për shkak të bojkotit gjyqësor, Luka nuk u përfaqësua nga asnjë avokat dhe gjykata ka vendosur që për shkak të moshës e problemeve shëndetësore, të zbusë masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit dhe ta lërë në ‘arrest shtëpie’.

Pjeter Luka u arrestua pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria me miratim të Gjykatës së Lezhës për veprën penale “Falsifikimi Dokumenteve”. Ai u akuzua se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve. Dokumentet e falsifikuara iu gjetën në shtëpi.

Në lidhje me këtë çështje një muaj më parë u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe tre vartës të tij, Armando Lleshaj, specialist i Sektorit të Monitorimit, Tom Gjelaj me detyrë roje mjedisore dhe Pashk Ndoka, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë është në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu