Të akuzuar për korrupsion me subvencionet ne bujqësi, Gjykata e Korçës merr vendimin për Arbri Pajon dhe Shaban Zaçen

0

Seanca e sotme u mbajt pa praninë e avokatëve e tyre edhe pse ata kishin kërkuar që të mbroheshin nga avokatët e zgjedhur nga vetë ata

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për inspektorin e AZHBR-së Arbri Pajon si dhe arrest shtëpie për blegtorin Shaban Zaçe, të cilët akuzohen për korrupsion me subvencionet ne bujqësi.

Seanca e sotme u mbajt pa praninë e avokatëve e tyre edhe pse ata kishin kërkuar që të mbroheshin nga avokatët e zgjedhur nga vetë ata. Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatet e Korçës detyroi gjykatën të shtyjë dy herë gjatë ditës së djeshme dhe sot derisa pak më parë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë, e cila në mungesë të mbrojtësve u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu