Në një video-live në Tik Tok, Kebja ka ofenduar Aleks Vishën, një tjetër person që ka mjaft ndjekës në rrjetet sociale.
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kebe Roma është dhunuar nga disa të rinj në Tiranë. Në videon e publikuar nga JOQ duken dy djem që e ‘vënë poshtë’ Keben dhe i gjuajnë me grushte. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje nga gjendja e tij shëndetësore, por zanafilla e këtij sherri mësohet se ka nisur në Tik Tok. Në një video-live në Tik Tok, Kebja ka ofenduar Aleks Vishën, një tjetër person që ka mjaft ndjekës në rrjetet sociale.
Pikërisht pas asaj videoje ka ndodhur edhe sherri, por ndaj Vishës apo personave të tjerë nuk është marrë asnjë masë deri më tani. Nuk ka ende një sqarim për ngjarjen. Aleska Visha është një person problematik, për të cilin Mbretëria e Bashkua ka ‘ngritur alarmin’ pasi e ka dënuar për vjedhje, e ka dëbuar, por shqiptari ka arritur të shkojë sërish në atë vend.
Ky nuk është sherri i vetëm që nis nga rrjetet sociale e kryesisht “Tik Tok”. Më i fundit është ai mes reperit Rigels Rajku (Noizy) e Kleviol Ahmetajt (Cllevio Serbiano) që u pasua edhe me një tritol në lokalin e këngëtarit.