Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.
Mësohet se gjendja e të plagosurit, Martin Prengës, është përkeqësuar dhe tashmë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë Policia bëri me dije se 51 vjeçari mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit me dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim.