Rama e nis ditën me pamje nga aeroporti i Kukësit: Udhëtojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

0

KUKËS– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë disa pamje nga aeroporti i Kukësit ku është shprehur se ai tashmë po përdoret nga turistë të huaj.

Në një postim në Facebook Rama shkruan se tashmë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit udhëtojnë jo vetëm pasagjerët nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

MIRËMËNGJES dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë.”-shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu