6 efektivët e forcave speciale Shqiponja të cilët akuzoheshin për Shpërdorim detyre ” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngajrjen që mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani vijojnë të mbeten të pezulluar nga detyra.
Prokuroria kërkoi që të 6 të efektivët të vijonin të qendronin të pezulluar nga ushtrimi i një detyre shtetërore, apo shërbimi publik”cka bëri që gjykata të linte në fuqi masën paraprake.
Efektivët që dolën sot para gjykatës ishin Dedion Duraku ., 33 vjec .
– Pellumb Bicaku, 33 vjeç,
– Erion Balla, 26 vjeç,
– Erion Meçja, 38 vjeç,
– Donald Dedja ., 30 vjeç,
–Besmir Kadiu 37 vjeç,
Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë dy zv drejtorët të cilët u përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.
Verifikimi i masës së sigurise u bë pa praninë e avokatëve për shkak të bojkotit të këtyre të fundit.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.