(VIDEO) Grupi i Stresit rreh keq anëtarin e TBA-së, BMT, pas sharjeve në TikTok, e bën për spital

0

Një tjetër sherr i dhunshëm është regjistruar për shkak të sharjeve në rrjetin social TikTok. Anëtar i TBA-së, reperi BMT, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni është rrahur nga disa shokë të reperit Stresi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stresi, i cili ka postuar një foto në InstaStory ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë. Ky i fundit është dhunuar për shkak se e ka sharë disa herë Stresin në rrjetet sociale, me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangster” shkruan Stresi sipër fotos së BMT-isë së dhunuar. Mësohet se sherri ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit.

Ndërkohë në rrjete qarkullon dhe videoja e aktit të dhunës që grupi i Stresit ushtron ndaj BMT-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu