Hyn në fuqi ligji në Texas, kush aborton fëmijën përballet me burgun!

0

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata e Lartë ka autorizuar hyrjen në fuqi të një ligji të vitit 1925 që ndalon abortin dhe dënon ata që e bëjnë deri edhe në burgim. Në këtë mënyrë shfuqizohet dënimi i një gjykate më të ulët që e kishte bllokuar përkohësisht atë ligj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Teksan, Ken Paxton.

Kujtojmë se ligji i vitit 1925 nuk u zbatua më pas vendimit të vitit 1973 “Roe v Ëade”, i cili legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara. Por më 25 qershor ky dënim u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, e cila nuk e njohu abortin si të drejtë kushtetuese.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe protesta jo vetëm në SHBA po thuajse kudo në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu