Lojërat Mesdhetare/ Qerimaj fiton medaljen e argjendtë,peshëngritësi nuk merr pjesë në stilin e shtytjes

0

Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Peshëngritësi shqiptar ia doli në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika. Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë.

Por çuditërisht dy nga tre gjyqyarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu