Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

0

Një turiste polake që ndodhej me pushime në Sarandë raportohet se është rrëzuar në tualet dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu