Aksident në aksin rrugor Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, 4 të plagosur

0

Të plagosur janë shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në rrugën Tiranë-Durrës. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën dytësore dhe kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosur janë shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Njëri prej të miturve ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu