Tiranë/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet 22-vjeçari

0

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Një tjetër drejtues mjeti vihet në pranga për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

32 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në 200 km/h.

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, ndalimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të drejtuesve të motomjeteve që drejtojnë motomjetet, pa kaskën mbrojtëse.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu