Moti i nxehtë shkakton tragjedi në Itali, shkëputet blloku i akullit, 6 të vdekur, 8 të plagosur

0

Sipas të dhënave të fundit, bilanci është tragjik pasi deri më tani janë shënuar 6 të vdekur dhe 8 të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Tragjedi në Marmolada! Një bllok i madh akulli është copëtuar në mënyrë të papritur dhe ka zënë poshtë shumë njerëz. Mediat italiane shkruajnë se akulli u shkëput e ra në rrugën që të çon nga Pian dei Fiaçoni në Punta Penia nga rruga normale për në majën e Marmoladës.

Sipas të dhënave të fundit, bilanci është tragjik pasi deri më tani janë shënuar 6 të vdekur dhe 8 të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Shkëputja e copëtimi i akullit besohet të ketë ardhur si pasojë e temperaturave të larta të javëve të fundit.

“Situata po evoluon dhe aktualisht është e vështirë të japësh një version të asaj që ndodhi me siguri. Po informoj vazhdimisht,”- tha shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu