Ndodh edhe kjo, gazetari: Inspektorët e antikontrabandës shqiptare i kërkuan rryshfet Di Maio-s, nuk e dinin me kë kishin të bënin

0

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publik në faqen e tij në facebook një lajm, që sipas tij autoritetet po mundohen që ta fshehin dhe të mos e bëjnë publik.

Sipas Çollakut Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio i cili ka qenë me jahtin e tij privat në ujërat tona territoriale është përballur me dy inspektorë të anti-kontrabandës Detare të cilët i kanë kërkuar 200 euro rryshfet pa e ditur se me kë kanë të bëjnë.

Gazetari ka bërë publik edhe inicialet e emrave të zyrtarëve doganorë.

Ja postimi i plotë i Çollakut:

Luigi Di Maio ka qenë me jahtin e tij privat në ujërat tona dhe inspektorë të grupit të anti-kontrabandës Detare i kanë kërkuar 200€ pa e ditur se me kë kanë të bëjnë.

Eshtë bërë problem qeveritar disi, por duke qenë se kanë qenë të dy patronazhista të partisë, nuk u morën masa ndëshkuese ligjore..

K.D. dhe , E. K, kanë qenë inspektore të anti – kontrabandës Detare që kanë dashur të sajdisen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu