Dënohet me burgim të përjetshëm Sokol Mjacajn vrasësi i dy turistëve Cekë

0

Gjykata e larte vulos dënimin me burgim te përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau në korrik të 2015 dy turistë çekë në tentativë për t’i grabitur. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Kolegji Penal vendosi të mos e pranonte rekursin e Mjacajt dhe për pasojë dënimin maksimal për të mbeti në fuqi.

Vrasja e dy turistëve cekë u shënua më 3 korrik të 2015, ndërsa Sokol Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu