Bashkëpunëtores së emisionit Fiks Fare, Vehbi Haxhija, i dërgoi një sms në mesenxher, dhe pas kësaj ai filloi t’i shpjegonte vajzës gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14 vjeçare. Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë. Madje e prezantonte veten si ujk të seksit.
Vajza la takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë Shkodër, dhe në këtë moment gazetarët e Fiksit lajmërojnë edhe komisariatin e Policisë, në mënyrë që të bëhej arrestimi në flagrancë.
Por i moshuari nuk u paraqit në takim. Të gjendur në këto kushte gazetarët e Fiksit , bashkë me shefin e krimeve të komisariatit Shkodër udhëtuan drejt fshatit të tij. Nga kqyrja që ju bë celularit të tij u vu re se vajza me të cilën kishte lene takim, përveç se i ishte bërë bllok ishin fshirë dhe të gjitha bisedat me të. Nga kërkimi u zbulua diçka tjetër, chatet e tij ishin të pafundme me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Megjithatë 65-vjeçari u arrestua nga Policia e Shkodrës, me akuzën se Haxhija ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.